Pse, me këtë ministër të Brëndshëm do të vazhdohet të jetohet në Shqipëri ?

Opinion

romeo ne focus newsRomeo GURAKUQI  /  E enjtja do të duhej të ishte një ditë e rëndësishme për opoziten, ne mbrojtje te popullit, pa perdorur “armet”: dita qe ministri i Brendshem do te duhej te “gozhdohej” ne vendin e te akuzuarve ne parlament, per mosveprim te tejzgjatur, nderkohe qe duhej te vepronte ne mbrojtje te popullit, te lirise se sipermarrjes, gozhdimit te te gjitha bandave te organizuara, te kontrollit te territorit; do te duhej te ishte dita e nje argumentimi te plote politik e juridik te ezaurimit, ne kahun me negativ te mundshem, i “misionit” te nje ministri te Brendshem dhe te funksionit te qeverise si mbrojtese e jetes; u shnderrua ne diten e terheqjes se vemendjes se publikut nga problemi themelor, drejt nje problemi me te madh: riskut te nje kaosi, ne te cilin nuk mund te armatoset populli, por bandat e vjetra dhe te reja, dhe kriminelat qe do dalin nga burgjet.

Kush eshte ai qe guxon te tallet me te ardhmen tone?

Kush eshte ai qe po shpeton kryenaltesine e tij kryeministroree nga pergjegjesia , se paku mosvepruese? A eshte ne interes te publikut zhvendosja e vemendjes nga tallja sistematike foshnjerake, qe ministri i brendshem i ka bere ndjeshmerive te publikut per jete te sigurte?

A i kerkoi kush llogari atij per asnje deklarim ne mbrojtje te jetes dhe lirise se qytetareve?

A i kerkoi dikush llogari atij per mosveprimin ndaj oficereve te policise te skeduar si bashkepunetore dhe informatore te bandave?

Pse, me kete minister te Brendshem do vazhdohet te jetohet ne Shqiperi?

Ministri i Brendshem qe ende nuk i eshte drejtuar publikut per ta garantuar se ai nuk ka te beje me kriminelet gjobvenes; ai ende nuk ka thene nje fjale per t’i bere thirrje publikut per te denoncuar nen garanci; nuk i ka bere thirrje per denoncim nen garanci biznesit, viktime e nje skeme gjithperfshirese gjobvenieje. Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri hyn perfundimisht ne qoshken me te turpshme te ministrave te Brendshem te ketij vendi, si ministri i burgosjes se te varfereve, stimulues dhe sherbenjes i organizatave kriminale, i shkaterrimit te Lazaratit dhe i hashashizimit te te gjithe pjeses tjeter te Shqiperise, si vazhdues i bindur i shkaterrimit te pavaresise se Policise se Shtetit dhe vendosjes se plote nen kontrollin e ministrit te Brendshem, si ministri qe lejoi gjobvenien masive ndaj biznesit: si ministri qe punoi nen minen me telekomande te shokeve te tij kriminele, me te cilet vodhi zgjedhjet dhe u be deputet.

VOAL