Pse nuk është Alfred Peza në listën e PS-së? Ja sqarimi i Spiropalit

Politika

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është shprehur se, Alfred Peza ka kërkuar të mos kandidohet si deputet derisa të përballet me akuzat e hedhura ndaj tij.

Këtë deklaratë Spiropali e bëri dje në mbrëmje në emisionin “Tonight Ilva Tare” në “Ora News”.

“Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrierën’,­ sqaroi ajo.

Ndërsa lidhur me mungesën e opozitës në zgjedhje, Spiropali nuk ka nguruar t’u bëjë thirrje demokratëve të mos i bojkotojnë ato, ndonëse afatet për regjistrimin e kandidatatëve kanë skaduar tashmë.