Putin gati për “Luftën e Nxehtë”, do sulmojë nëse provokohet

Rajoni

putin gati per lufte

Vladimir Putin nuk ka ndërmend aspak të bëjë një Luftë të Ftohtë, ai po bëhet gati për Luftë të Nxehtë. Një gjë të tillë as ai nuk e do, por nuk do të tërhiqet prapa nëse provokohet mbi Sirinë.

Ky ishte paralajmërimi i ish-ambasadorit britanik në Moskë, Sir Anthony Brenton i cili insiston se marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit janë aktualisht “më të rrezikshmet” që ka parë deri tani, me përshkallëzimin e tensioneve pas fushatës bombarduese në Siri.

Edhe pse Rusia ka dërguar luftëanijet në brigjet britanike në rrugën e tyre drejt Sirisë, Moska është e dobët dhe nuk do luftë, thotë Brenton.

Gjithashtu në intervistë për Daily Mirror, ish-ambasadori tha se “është pothuajse e pamundur që Rusia të tërhiqet nëse bëhet luftë, pasi tërheqja e Putin do të nënkuptonte edhe fundin e tij”.

Javët e fundit tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur pas akuzave të dy palëve për luftën brutale civile në Siri./oranews/