Presidenti rus Vladimir Putin sot nënshkroi ligjin që lejon mediat të përshkruhen si “agjentë të huaj”, duke reaguar kështu për faktin se rrjeti rus i RT ishte i detyruar të regjistrohej në Shtetet e Bashkuara me këtë emër.
Ligji, i miratuar njëzëri nga Duma (dhoma e ulët e Parlamentit rus) në mes të nëntorit dhe këtë javë nga Këshilli i Federatës (shtëpia e epërme), u botua sot në faqen zyrtare ku janë publikuar dokumentet ligjore të autoriteteve ruse në fuqi.
Në veçanti, teksti lejon regjistrimin e çdo shërbimi ndërkombëtar të medias që vepron në Rusi nën titullin e diskutueshëm të “agjentit të huaj”, pas një vendimi nga Ministria e Drejtësisë. Ligji, i cili është kritikuar ashpër nga organizatat joqeveritare Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, kërkon që mediat ndërkombëtare të informojnë autoritetet për gjendjen e tyre financiare dhe të sqarojnë në dokumentet që ata publikojnë se janë regjistruar si ” agjentë të huaj “.