Nga Ermand Mertenika, Inxhinier Bio-mjekesor
Megjithëse në Covid-19 Corona është një virus i cili po bashkëjeton me Ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale.
Ndërgjegjësimi sociali duket se po i jep frytet e veta, duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Megjithëse violenca e COVID-19 deri diku është dekrementuar, normalisht kjo nuk është e prere me thikë pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus.
Suedia një nga vendet më të zhvilluara të Europës arriti të bëjë “over-pass” (ta kapërcejë) pikun e valës së pare, duke mos pritur fronte të tjera valesh COVID-19.
Në Rastin e shtetit me standartin më të lartë në Europë “Suedia”.
Evitimi I karantinës dhe infektimi në masë i popullsisë, pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që tashmë popullsia suedeze të fitojë imunietin pothuajse të plotë të këtij virusi.
Sigurisht infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete të pakta, pikërisht persona të cilët vuajnë nga sëmundje adicionale të rënda, si sëmundje e Leucemise, Kolesteroli i lartë në gjak, sëmundje pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë, apo sëmundje tumorale ose metastazike, hypertension shumë të lartë etj.
Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore si aspiratoret dhe oksigjenatorët, duke evituar përdorimin e respiratoreve më moden me emergjente siç është faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin e emërtuar “Intubimi Endotrakeal”
Sigurisht do desha t’i jepja një mesazh të gjithe qytetareve që të vazhdojnë të zbatojnë masat në ambiente të ngarkuara me qytetarë në ambient të mbyllura dhe gjithashtu distancimi social 1.5 -2 m, si dhe përdorimin e maskave në vënde të mbyllura kryesisht.
Gjithashtu një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm dhe jo i tepruar është një mënyrë dietike që të mbrojnë organizmin e tyre.
Evitimi i pijeve alkolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme, apo eleminimi i ushqimeve të cilët përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripe apo yndyre duhen evituar.
Gjithashtu teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera-herës, siç është frymë-shkëmbim i thellë, pra inspirim maksimal, mbajtje e oksigjenit në pulmone 10 sekonda dhe me pas ekspirim maksimal do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me një cikë prej 5 herësh ushtrimi sportiv i pulmoneve (Mushkërive)
• Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë)
• Mbajtje e frymës 10 sekonda
• Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thelle)
(Përsëritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes, si dhe 5 herë në darkë)
COVID-19 është një virus që gradualisht Ne do e fitojmë imunitetin ndaj tij. Respektoni masat , zbatoni dietën e shëndetshme për një mënyrë jetese më të mirë dhe gjithashtu për forcimin e Leukocideve (Antitrupat dhe sistemi ynë imunitar).
Ingranohuni në aktivitete sportive apo dhe krosim (vrapim) pasi është aktiviteti më i mirë sportiv për biogjenezen dhe organizmin tonë.
Mendoni pozitivisht (sepse inkrementon energjinë e brendëshme pozitive)
Energjia pozitive ndikon gjithashtu dhe në forcimin gjithnjë e më tepër të sistemit tonë imunitar. Evitoni stresin që shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit, e cila është më e dëmshmja për organizmin tonë. Faktori stres dobëson organizmin dhe sistemin tonë imunitar (Qelizat Limfatike dhe eritrocidet)
Mendoni Pozitivisht dhe inkrementoni energjine pozitive.
Mungesa e Psikologëve të kualifikuar, të talentuar dhe të peërkushtuar dhe jo frytedhënës, po ndikojnë jo pozitivisht në psikologjine e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë, duke i futuar ata në një anë të errët të tejmbushur me energji negative.
Si nje inxhinier fizikant, inxhinier biomjekesor duhet të induktojë mendime pozitive tek qytetarët, duke i bërë ata të ndjehen mirë. Më vjen shumë keq që në këtë moment Pandemie të vështire nuk ekziston një frymë optimiste ndaj qytetarëve, që t’u gjenerojë energjine pozitive të brendëshme e cila u eviton stresin (Gjenerimin e Hormonit te Kortizolit – hormoni që shkakton dëm në organizem).
Energjia pozitive ndikon në prodhimin e Hormonit SEROTONIN, e cila ndikon në forcimin e sistemit imunitar, Qelizave Limfatike dhe Leukozideve.
– Aplikoni ushtrimet sportive të pulmoneve (mushkërive) frymëmarrje e thellë 10 sekonda (Mbajtje të frymës) – Frymënxjerrje e thellë.
– Hani shëndetshëm (Kros-vrap) në mëngjes ose në darkë, kufjet në vesh në ritmin Heavy-Metal or Rock Music.
– Evitoni ushqimet me kolesterol të lartë , sheqernat dhe kripërat. Ushtrimi sportiv i pulmoneve (Mushkërive)
• Inspirim maksimal ( Frymë-marrje e thellë)
• Mbajtje e frymës 10 sekonda
• Eksperim Maksimal (Frymë-nxjerrje e thellë) (Përsëritshmëri e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë ne darkë)