Aksident në Shkodër, kamioni përplas për vdekje 52-vjeçaren

Aktualitet

Si pasojë e një aksidenti fatal, ka humbur jetën një grua 52-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës.

Rreth orës 11:25 një kamion me targë “AA 682 MO” ka aksidentuar për vdekje shtetasen me iniciale A.L., 52 vjeçe.

Bëhet e ditur se menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me këtë aksident, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, 38-vjeçarit Agim Uka, banues në Pukë në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime te mëtejshme.