Rama poston imazhe të Pazarit të ri në Korçë

Kryesore Opinion

Kryeministri Edi Rama uroi sot një ditë të mbarë me një imazh të Pazarit të ri në Korçës, më 2013-n dhe sot.

Shumë është bërë, shkruan kryeministri, por ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por, shton ai, edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Pazarit të ri në Korçë më 2013 dhe sot. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj këtë pasdite do të jemi më shumë se kurrë tek Parku Rinia i Korçës, me votuesit e parë dhe rininë korçare, të bashkuar”,citohet postimi i kryeministrit Rama në rrjetet sociale. /ATSH/