“Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”.
Kështu deklaroi nga salla e Kuvendit kryeministri Edi Rama, në një kohë kur jashtë ndodhen studentë të universiteteve publike që protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave.
Teksa pranoi hapur edhe ‘shuplakën’ që mori qeveria me këto protesta duke mbështetur kështu dialogun me studentët, Rama ironizoi opozitën.
“Adashi im me mbiemër, Rama Luan tha që studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë. Ndërkohë juve ju kanë nxjerrë jashtë. U detyruar që të hidheni jashtë. Për të mos humbur kohë, së pari dje janë formuar edhe organet e drejtësisë së re (KLP dhe KLGj) pasi u emërua dhe KLD. Sa i përket propozimit të këtyre nuk është çështje buxheti dhe proceduriale, por janë të refuzuar. Sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Tani leximi im i protestës së studentëve. Protesta i dha një shuplakë qeverisë. Një grusht opozitës dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë”, tha Rama.