Rama: Vonesa e vettingut dëm kolosal për vendin

Kryesore Politika

“Drejtësia është në duart e krimineleve, ndaj dhe reforma në drejtësi duhet të përmbyllet një orë e më parë”.

Ky ishte konstatimi dhe apeli i që kryeministri Edi Rama, bëri nga Univerisiteti “Aleksandër Xhuvani”, ku zhvilloi një leksion të hapur. Duke përjashtuar pjesën e ndershme dhe me integritet të sistemit, zoti Rama tha se kjo reformë nuk pret më, pasi çdo ditë që vonohet “Vettingu”, gjykatat e vendit japin vendime në emër të krimineleve.  “Prandaj reforma në drejtësi është reforma e reformave, është ylli polar në rrugën tonë për të bërë shtet. Sepse në fund fare të gjitha problematikat dhe kontestimet e natyrshme brenda për brenda marrëdhënieve tona shoqërore apo marrëdhënieve të individëve jo vetëm me njëri-tjetrin, dhe janë gjykatat ato që mbajnë një shtet në drejtpeshimin e duhur dhe i japin mundësi individit që të nxjerrë më të mirën nga vetja, i papenguar nga padrejtësië dhe arbitrariteti që lulëzojnë në mungesë të një drejtësie” tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama e cilësoi vonesën e zbatimit të Vettingut, si dëm kolosal që i shkaktohet vendit, përfshirë edhe mungesën e besueshmërisë juridike. Për kryeministrin reforma do të përmbysë sistemin e korruptuar të njerëzve të drejtësisë. “Vetingu i prokurorëve dhe gjykatësve, për të ndarë gjykatësit e prokurorët që i kanë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet morale, profesionale, qytetare për të shërbyer në funksion të një drejtësie të drejtë, me gjykatës e prokuror që nuk mund të rinë asnjë minutë më tepër në pallatin e drejtësisë shqiptare, po të përgjigjen para ligjit” tha ai.

Qëndrimi i kryeministrit Rama, vjen kur opozita prej 10 ditësh është në grevë dhe ka bojkotuar jetën parlamentare. Maxhoranca thotë se ajo synon të bllokojë miratimin e ligjeve për zbatimin e “Vettingut”, por opozia thotë se synon politikë të painkriminuar dhe zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakundërshtuara.