Reagimi i Athinës për arrestimin e Fredi Belerit, flet për herë të parë Rama: Do pres të mbarojnë zgjedhjet ne Greqi,

Politika

Pas fitores të thellë në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një komunikim me gazetarët.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Greqisë për arrestimin e Fredi Belerit, të cilat e quajtën vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg skandaloz. Rama tha se do të falsë pasi të mbarojnë zgjedhjet në Greqim duke thënë se i vjen keqardhje që minoritet grek po përdoret për politikë. Ndërkohë, ai theksoi se askush nuk mund të kontestojë institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

“Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë. Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sëbashku me qeverinë greke, kryeministrin dhe Denidas për të ngritur një urë të re bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin. Jemi vendosur të bëj maksimumin para se të jemi i detyruar të reagoj proporcionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë problemet e tyre, por askush që nga unë i pari, që jeni dëshmitarë që si kam kontestuar asnjëherë, jo më pastaj të tjerë, lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion të tjerë rolin e tyre.

Prokuroria në bashkëpunim me policinë kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe një kandidat të PS në Bulqizë për një çështje me një akuzë në thelb se çfarë është. As më ka shkuar mendja që të ngre zërin dhe ti kërkoj prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështu dua unë dhe kur dua unë. As nuk më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën dhe rolin e tyre as më shkon mendja ta bëj këtë gjë. Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog. Minoritet grek nuk ëhstë mish për topat elektoral të askujt, as në shqipëri as në Greqi”, theksoi Rama.