Gazetari Agim Pipa ka reaguar në rrjetin social lidhur mbi ngjarrjet e fundit, për fëmijët që udhetojnë ne kembe per te shkuar ne shkollë, po edhe per sherbimin mjekësor…korrupsionin dhe vjedhjen e pronave ne mes te dites. Por…
Ja postimi i tij i plotë në Facebook
*Une, nuk kam pse i dal zot njerezve, qe ma shendrruan qytetin ne nje varreze te madhe endrrash te vdekshme; njerezve, qe e shendrruan pjesen me te bukur te Tiranes – periferine e bute, te gjelbert, me ara dhe lendina ku te paret e mi mbajten ne kembe jeten, ne geto dhe lagje te ngjashme me ato ne Afganistan dhe me lagjen Kazbah ne Algjer.
Pergjegjes per fatet e tyre jane vete ata. Te cileve tash Bashkia, (per nevojat e zgjerimit te unazes se re, nevoje kjo jo vetem per Tiranen, por per te gjithe shqiptaret), do t’u siguroje vendstrehime nga fondi i banesave sociale, do t’u jape falas te prekurve nga projekti qera tre vjecare per risistemin e tyre ne zona te ndryshme te Tiranes, qera do te thote para, qe do te m’i zhvase nga xhepi mua dhe pjeses derrmuese te qytetareve tiranas. Po ashtu edhe atyre, qe do t’i demshperbleje 100% te vleres se banesave dhe bizneseve te ndertuara mbi toka te grabitura, por te legalizuara ne menyre te paligjshme, permes abuzimit dhe korrupsionit.
Me shuma te tilla te medha, qindramilion euroshe dhe si pjese e majme e buxhetit te Bashkise, dale prej taksave tona, Bashkia le te mendoje, pervec te tjerash, edhe per ndertimin e kopshteve, shkollave, qendrave shendetsore dhe qendrave te tjera te sherbimit social, ne lagjen ku une banoj, ne Njesine Administrative te Farkes, prane liqenit artificial. Ku, mijra femije ne dite, per mungese te shkolles, prej dhjete vjetesh rropaten ne maratone vajtje-ardhje deri ne shkollat me te aferta ne brendesi te Tiranes; ku qindra qytetare, qe duan te vizitohen dhe te marin sherbimin shendetsor, ne mungese te ambulancave, duhet te paguajne me qimet e kokes neper klinikat private, sepse klinika shteterore tek ne nuk ka; e sa e sa sherbime te tjera publike qe mungojne ne lagjen time.
Jo, nuk kam perse i dal zot shkelesve te te drejtave themelore te njeriut, me e shenjta – e drejta per pronen, qe u shkel me te dyja kembet prej te ardhurve, ne dem te pronareve tiranas. Te cilet, nuk mjafton zhvatja dhe vjedhja diten per diell e pronave te vjedhura dhe kolektivizuara nga komunizmi barbar, por kryeulur po durojne edhe zhvatjen dhe grabitjen e re te tokave dhe pronave, me shkak nje ligj famekeq te nxjerre nga udheheqja politike e vendit, djathtas dhe majtas, ligj qe siguron gjoja levizjen e lire te njerezve pa viza, brendaperbrenda territorit te Republikes se Shqiperise.
E vetmja keqardhje – ajo per femijet, qe behen pa dashje pjese e nje teatri absurd me autore, regjisore dhe aktore prinderit e tyre grykes dhe makute, ç’prej gati 30 vjetesh, por edhe injorante dhe dashakeqas ne kurriz te qytetareve tiranas dhe ne dem te jetes se femijeve te tyre. Kjo po, dhemb shume.
Levizja e lire ekziston ne te gjithe boten demokratike. Por levizje te tilla kaotike, ne interes te politikes dhe si cenim i te drejtes se prones dhe te drejtes ekonomike, sic po ndodh aktualisht edhe me zhvatjen e taksave te mia per t’i mare me te mire ata, qe jane pjese e zonave, ku do nderhyhet per zgjerimin e unazes se qytetit, ne asnje vend demokratik te Europes, ku duam te shkojme, nuk ka dhe nuk nuk mund te kete…