Refugjatët, dy fëmijë humbasin çdo ditë jetën në Detin Egje

Emigracioni

tragjedia ne focus news -2Shtrirja e Detit Egje në mes Turqisë dhe Greqisë është një nga rrugët më vdekjeprurëse në botë për refugjatët dhe emigrantët. Dimri , mbingarkesat dhe cilësia e dobët e anijeve dhe pajisjeve përbëjnë  udhëtimin në mënyrë të konsiderueshme më të rrezikshme.

Fëmijët përbëjnë 36 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve që tentojnë të afrohen brigjeve të Evropës, numri i tyre sa vjen dhe rritet në kalimin e Detit Egje.

Një mesatare prej dy fëmijë të mbytur çdo ditë janë regjistruar që nga shtatori i vitit 2015, numri i vdekjeve të fëmijëve është në rritje theksojnë IOM, UNHCR dhe UNICEF. Këto organizma janë duke bërë thirrje për rritjen e sigurisë së atyre që ikin nga konflikti dhe dëshpërimi. Që nga shtatori i kaluar, vdekjet e fëmijëve kanë kapur vëmendjen e botës, më shumë se 340 fëmijë, shumë prej tyre më të vegjëlit, e janë mbytur në Mesdheun lindor. Numri i përgjithshëm i fëmijëve që kanë vdekur mund të jetë edhe më i madh, pasi trupat e tyre kanë humbur në det.

Gjatë gjashtë javëve të para të vitit 2016, 410 persona u mbytën nga 80.000 kaluar Mesdheun lindor. Kjo përbën rritje 35-fish nga viti në vit nga 2015. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) 2016 duket të jetë një vit rekord për numrine madhe të vdekjeve në det.

Reagimet

Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it Anthony Lake: “Ne nuk mund të kthejmë fytyrën larg nga tragjedia e kaq shumë jetëve të pafajshme të fëmijve”

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë Filippo Grandi: “Këto vdekje tragjike në Mesdhe janë të padurueshme dhe duhet të ndalet. Është e qartë, se duhen më shumë përpjekje të nevojshme për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin. Duhet të jetë një prioritet absolut në qoftë se ne duam për të reduktuar numrin e të vdekurve”

Christopher Catrambone, themeluesi MOA-s : “Ajo që po shohim në Detin Egje është edhe më e tmerrshme se ajo që kemi përjetuar në Mesdhe. Për shkak se distanca është e shkurtër, kontrabandistët kanë rritur rreziqe në kurriz të refugjatëve, shpesh duke u dhënë atyre mjete lundrimi që thjesht nuk mund të arrijnë në breg”

William Lacy Swing, Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it: “Ne duhet të veprojmë! Është tragjedi nuk që nuk është vetëm një problem i Mesdheut, apo edhe evropian, por është një katastrofë humanitare që kërkon angazhim të të gjithë botës.