Unioni i Gazetareve Shqiptare : Denoncim i dhunës së ushtruar mbi gazetarin Eduart Ilnica

831

GAZETARI NE FOCUS-3Gazetari sportiv i kanalit televiziv TeleSport, kolegu Eduart Ilnica, është masakruar në mes të Tiranës nga persona ende të panjohur.

Me hematoma të shumta dhe në gjëndje të përgjakur ai është çuar në spital, pasi mbi të është ushtruar një dhunë e egër. Deri në këto çaste nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet dhe autorët e këtij dhunimi mbi gazetarin.
Zyra e Shtypit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, kërkon me urgjencë nga Drejtoria e Policisë së Shtetit të Tiranës ndalimin dhe vënien para përgjëgjësisë ligjore të krimineleve që sulmuan kolegun tonë. Kjo ngjarje e rëndë në mes të Tiranës ndaj një gazetari, është një akt i paprecedent.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i uron kolegut shërim të shpejtë dhe i shpreh gjithë solidaritetin, duke u bërë pjesë e një reagimi të nesërm për vënien para ndëshkimit ligjor të kriminelëve që dhunuan atë dhe që guxojnë të përgjakin një gazetar për shkaqe profesionale.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë




Këtë e pëlqejnë %d blogues: