Nga foltorja e Kuvendit,Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, që u la pa u zbatuar vjet në nëntor, pas kundërshtimeve të ashpra, duke nënkuptuar rritjen e çmimit të energjisë për konsumtatorët familjarë.
Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria.
“Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë. Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet”– tha Rama.