Rritje e madhe e eksporteve greke drejt Turqisë në vitin 2021

Bota

Marrëdhëniet tregtare greko-turke, me gjithë problemet politike, arritën në 4 miliardë euro dhe u rikthyen në nivelet e vitit 2016, thekson në një njoftim Dhoma e Tregtisë Heleno-Turke (ETEE).

Sipas të dhënave të ELSTAT (deri më 31/9/2021) dhe vlerësimeve të BEI për tremujorin e fundit, eksportet greke drejt Turqisë u rritën me 39%, duke arritur në fund të vitit 2021 në 1.8 miliardë euro.

Turqia renditet tashmë në vendin e 5-të si vend destinacion për produktet greke. Gjithashtu, importet greke të produkteve turke u rritën me 46%, duke arritur në 2.3 miliardë euro.

Turqia renditet e 8-ta ndër furnizuese nga Greqia.

Bilanci tregtar i dy vendeve mbetet në deficit për Greqinë, ndërsa totali i tregtisë arriti në 4 miliardë euro.

Në vitin 2020, eksportet greke arritën në 1.3 miliardë euro, ndërsa importet në 1.5 miliardë euro.

Për rrjedhojë, tregtia totale mes Greqisë dhe Turqisë për vitin 2020 arriti në 2.8 miliardë euro.

Duke krahasuar ecurinë e vitit 2021 me një vit më parë, konstatojmë se tregtia totale është rritur me rreth 40%.