Samaras: Erdogan gjen dhe bën, Rama po na provokon…

Greqi

reagon samaras-2

 “Në të vërtetë, Erdogan kërcënon! Por mua nuk më shqetësojnë kërcënimet e Erdoganit, ai gjen dhe bën “! deklaron në gazetën “Bradini” Antonis Samaras.

Ish-Kryeministri konservator në këtë interviste prej me se 4 faqesh dhënë gazetarit të njohur Jordanis Kasapopulos, vuri në dukje midis të tjerave se “kjo nuk është vetëm kërcënimi i Erdoganit, sepse dhe Rama ka filluar të provokojë nga ana e tij “.  Samaras, ka shprehur shqetësimin se “Greqia është dobësuar dhe kjo është ajo që ka inkurajuar fqinjët provokuese. Deri në vitin 2015 ne nuk kishim probleme të tilla”. Duke shfaqësuar ministrin e jashtëm grek Kotzias, ish kryeministri Samaras theksoi se edhe pse ai është kundërshari im, unë them për të se faji nuk është i atij, por i vendeve fqinjë. Më tepër ish kryeministri është ndalur në problemet e Qipros, ekonomise, politikës së vendit etj.

“Këto kërcënime dhe provokime nuk do të ekzistonin nëse Greqia do të kishte forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar, aq sa nuk ka pasur ku Greqia kishte forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, ” theksoi ish kryeministri grek