Alban DACI / Nuk dua të flas për veten, sepse nuk kam kerkuar asnjehere vleresime ne Shqiperi, te cilat gjithmone behen nen ndikimet e pushtetit dhe per njerezit qe i sherbejne atij. Une, duke qene se kam pranuar me deshiren dhe vetedijen time per te mos i sherbyar pushtetit, nuk mora pjese ne Samit si dhe nuk kam pritur dhe nuk prisja asnje vleresim nga ky “Samit”. Megjithate, une njoh plote shqiptare te tjere qe meritonin te ishin te ftuar e te merrnin vleresime nga Rama, Samiti apo pushtetit i Rames, qe ne kete rast buron nga Shtetit e duhet t’i sherbej Shtetit. Ne kete samit u shperndane “shqiponjat e arta” per sherbime te vecanta.
Nuk jam kunder askujt prej atyre qe i kane marre keto cmime, por njoh persona te tjere qe meritonin mirenjohje te vecante jo nga Rama si Kryetar i PS, por nga Rama si Kryeminister i Shqiperise. Emigracioni nuk ndahet e nuk mund te ndahet ne disa te nenes e ne disa e njerkes. Gjate kohes qe kam jetuar jashte kam njohur njerez qe pa interesa kane dhene kontribute te rendesishme per vendin dhe per emigrantet qe kurre nuk kane marre asnje mirenjohje. Kam njohur persona qe gjithe jetes ja kane dedikuar Kombit e s’kane marre asnjehere mirenjohje. Eduart Ndocaj, sot eshte deputet dhe ben pjese ne nje grup parlamentar, por jeta e etij ne sherbim te shqiptareve e vendir nuk fillon sot. Eduarti ne aktivitetin e tij ka ndihmuar me dokumente, ekonomisht dhe me punesime mbi 13 mije shqiptare dhe keto jane te gjitha te dokumentuar.
Deputeti Ndocaj ka sponsorizuar vazhdimisht Ambasaden Shqiptare sa here kjo ndodhej ne veshtiresi ekonomike e financiare. Mandje, edhe makina audi qe sot ka Ambasada eshte thuajse dhurate e Eduart Ndocaj bere ne kohen kur ishte ambasador Llesh Kola. Ndocaj ka mirepritur vazhdimisht delegacione nga Shqiperia duke i sponsorizuar ne aktivitetet e tyre. Eduart Ndocaj ka marr cmime me te larta nga Ministria e Punes e Italise per kontributin e dhene ne punesim e mireqenie, por ne fakte mbi 70% e punonjesve i ka pasur shqiptare. Pra, realisht me shume Ndocaj ka kontribuar mireqenien e Shqiperise sesa te Italise. Megjithate, Italia i ka qene mirenjohes e Shqiperia asnjehere. Gjithashtu, kontributi i Ndocaj ka qene mjaft i rendesishem ne proceset demokratike me fitoren e 2013. Ndocaj ka dhene kontribute shume te rendesishme me investime ne Shqiperi dhe po ashtu me kontributin e tij humanitar dhe nuk mori as ne forme simbolike vendin qe i takonte ne Samit dhe jo me mirenjohje. E dini pse? Sepse, Bushati qe ben e perfaqeson politike e jashtme shqiptare ka zero kontribute per shqiptaret qe jetojne jashte dhe ai eshte xheloze per cdo kontribues te vertete. Eshte e turpshme sjellja e Bushatit kunder Ndocaj dhe mosmirenjohja kundrejt ketij te fundit. Megjithate, nuk eshte vetem Ndocaj qe meritonte mirenjohje.
Italia ka persona qe kane dhene shume per vendin dhe emingrantet. Nje persona qe meritonte mirenjohje ne kete Samit eshte presidenti i shoqates “Skenderbeu ne Fermo”, z. Hamit Corogjafi qe me iniciativen e tij ka ndertuar nje shesh gjigand ne Fermo per nder te Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Mirenjohje meritonte edhe Klod Cami, i cili ka ndihmuar qindra shqiptar ne Reggio Emilia dhe ka sponsorizuar e vazhdon te sponsorizoje qindra aktivitete ne sherbim te Komunitetit Shqiptar dhe te ruajtjes te tradites, kultures e gjuhes Shqipe.
Nje figure tjeter qe meritonte mirenjohje eshte prof. Ndue Lazri qe gjithe jeten e tij e ka harxhuar ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve e sot eshte simboli i bashkimit te shqiptareve te Italise. Ka edhe plote te tjere qe meritojne respekt. Jo detyrimisht duhet te jesh mik i Bushatit, anetar i PS per pasur mirenjohje nga Shteti shqiptar.