“Sarajet e Surrelit”, Rama: Linda më bëri me shtëpi

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për shtëpinë e tij në Surrel në emisionin “Xing me Ermali”. Moderatori Ermal Mamaqi tha se fshehurazi kishte bërë disa foto nga shtëpia e tij në Surrel që me humor i quajti “Sarajet e Surrelit”.

Ermali: Nga këto foto dukesh sikur je në pikë të hallit, shihe si magazinë ngjan, sikur je për ndihmë sociale. T’i themi Veliajt të të japë ndonjë kredi të butë

.Rama: Bunkeri i parë ai i madhi, unë në një moment kur të kem kohë, kur të tërhiqem nga kjo punë, aty do merrem me art me krijimtari. Se tani punoj në një oxhak. Më paraqite tani sikur jam vërtet për strehim social. Një shtëpi që u bë falë gruas, se po mos ishte ajo s’bëhej shtëpia. Unë kam jetu me teorinë që vijmë vetëm e ikim vetëm nga kjo jetë. Po kur martohet njeriu mblidhet dhe ishte merita e Lindës që u bëra me shtëpi.