SHBA – ILUZIONI TRUMP PËR EMIGRANTËT : “ATA KANË VRASJET NË GENET E TYRE”

Bota

Kandidati për presidencën e SHBA-së po përdor në fushatën e tij elektorale një retorikë gjithnjë e më të dhunshme ndaj emigrantëve. “Ata hanë kafshë shtëpiake” kishte thënë pak kohë më parë në debatin me Kamala Harris për emigrantët në Ohio,

Donald Trump e ngriti edhe më tej retorikën e tij kundër emigrantëve sot, duke i akuzuar ata për sjelljen e “gjeneve të këqija” në SHBA.

Në një intervistë me një radiostacion, kandidati republikan për president pohoi se kundërshtarja e tij demokrate, Kamala Harris, ka lejuar mijëra “vrasës” të hyjnë në vend përmes politikës së saj të emigracionit.

Shumë prej tyre vranë më shumë se një person dhe sot jetojnë të qetë në SHBA. Ato vrasje, ju e dini, unë mendoj se janë në genet e tyre,” tha ai. “Dhe ne kemi shumë gjene të këqija në vendin tonë tani,” shtoi ai.

Ish-presidenti i 45 i SHBA nga 2017-2021 po përdor në fushatën e tij zgjedhore një retorikë gjithnjë e më të dhunshme kundër emigrantëve, duke përzier gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta. Sipas Trump, SHBA-ja është nën “pushtimin” e emigrantëve, të cilët ai i fajëson për të gjitha sëmundjet: “ata po përdhunojnë të rejat amerikane”, “helmojnë gjakun” e SHBA-së dhe “hanë kafshë shtëpiake”.

Në fushatën e tij të parë zgjedhore në 2015, Trump kishte tronditur edhe atëherë duke i quajtur emigrantët “përdhunues”. Ai premtoi të ndërtonte një mur masiv 3000 kilometra në kufirin me Meksikën për të ndaluar emigrantët të kalojnë në SHBA, por ky plan nuk u realizua kurrë.