Sheiku “Koço” me të 55-tët, si dhe “Hamdiu” me të 55.000 jetët.

Opinion

ladi portretVladimir DURAJ  /  “Koço” është zoti Koço Kokëdhima, ndërsa “Hamdiu” është klienti i Eni Cobanit në emisionin  televiziv  në Klan “Shihemi ne gjyq” të dites së sotme.

Koço Kokëdhima sëbashku me 55 të tjerë në këtë vend kanë aq pasuri sa e kalojnë gjithë “pasurin” që ka pjesa tjetër e popullsisë në Shqipëri, ndërsa Hamdiu dhe 55.000 të tjerë nuk kanë as bukë të hane, nuk kan strehe ku të fusin kokën, nuk kanë as shpresë se një ditë do të jetë ndryshe për familjet e tyre.

“Koço” dhe “Hamdiu” kanë diferencë të madhe në intelekt, fakt që e tregon edhe gjendja ekonomiko-shoqërore e sejcilit prej tyre, shkak, mundësi dhe detyrim që i pari t’i jap dhe të marr prej shoqërisë shumë më tepër se i dyti. Por “Koço” dhe “Hamdiu” i kanë të njejta organet, dhuratë nga perendia, si dhe kësisoj kanë të njëjtën nevojë për t’u ushqyer,veshur dhe strehuar.

Parë me këtë sy është detyre e shoqerisë t’i siguroj të domozdoshmen “Hamdiut”, minimumin jetik. Kaq e kërkon dhe e meriton “Hamdiu”, në këmbim të së cilës i siguron “Koços” një gjumë të rehatshëm dhe trashëgimi pasurore tek pasardhesit e tij. Në të kundërt “Hamdiu” me 55.000 të tjere do të ngrihen dhe do t’i rrëmbejnë “Koços” të tepërtën, e vene kjo qoftë me djersen e ballit, qoftë me djersën e bythës dhe kjo do të ndodhë objektivisht, në mos sot nesër. Por deri atëhere disa nga grupi “Hamdiu dhe 55.000” do të degradojnë në fatkeq, në hajdutë e kriminel të rendomtë, në shpirtvrarë dhe qenie pa vlerë. Por edhe “Koço me 55″ nuk do flenë rehat,pasi frika dhe dyshimi se dikush do t’i sulmoj e vjedh pasurinë vet atyre, apo femijeve të tyre neser  që do të jetë bashkë udhetare e përherëshme. Dhe s’ka si ndodh ndryshe,”Koço me 55 të tjerë” të fshijnë djersën nga trupi i tyre i dhjamosur me kartëmonedhën 500 euroshe dhe “Hamdiu me 55.000 të tjerë” të mos kenë bukë e strehë për fëmijët e tyre është fakt i mjaftueshëm për të justifikuar “revolucionin”.

“Revolucioni” i “Hamdiut” me 55.000 të tjerë për të marrë tepricat që kanë siguruar me “mëndjen” e tyre “Koço” me 55 shokët e tij.koco ne focus news-3