Sherr për parkimin e makinës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aktualitet

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sherr me thika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tre personave për një vend parkimi.

Policia sqaron se: Më datë 23.05.2017,  rreth orës  13:20 ,  jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit  Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë,  të cilët konstatuan  se ishin plagosur me  mjet prerës thikë,   shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe  E. Xh. ,rreth 50 vjeç. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë  konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje.

/Oranews.tv/