Focus News / Mos vallë edhe ky shpërthim ka të bëjë me fatkeqësitë natyrore? Si ka mundësi që një javë pas inagurimit të rafinerisë më të madhe të vendit nga kreu i shtetit të ndodhë një shpërthim i kësaj natyre?
Bëhet publike nga mediat se ky shpërthimi i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Ballsh u shkaktua nga një pompë hidrogjeni, duke vrarë një, si dhe ka plagosur gjashtë të tjerë. Një fatkeqësi që ndodh në rafinerin e naftës në Ballsh, në pronësi të bisnezmenit Besnik Sulës, që me shumë bujë në prani të mediave u inaugurua vetëm 6 ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Industrisë Damian Gjiknuri.
“Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi ta përpunojë atë”, u shpreh ministri Gjiknuri 6 ditë më parë. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se “rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, të gjitha serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale. Kjo është një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës. Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t’i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore”.
A do ketë përgjegjësi ndokush këtë radhë për vdekjen dhe plagosjen e punëtorëve edhe pse këta kishin njoftuar ditë më parë për difektin?
Fëmijët humbën babain, gruaja burrin dhe familja të dashurin esaj, kjo si një dhuratë e rilindjes