Shqipëria oligarkike e kriminale, hallka më dobët në NATO, siguria e saj e rrezikuar në ekstrem…

Opinion

Lufta- reagon deputeti Islami

Kastriot ISLAMI  / Një lajm që duhet të ndërgjegjësojë shqiptarët…

Do të thotë dikush se për çfarë duhet të ndërgjegjësohen shqiptarët kur ky lajm nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe shqiptaret. Ne fakt Shqipëria as e nxit dhe as pengon një ngjarje të tillë, por Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe si e tillë ka disa detyrime. Dhe sigurisht, si e tillë, në mënyrë modeste mund të ishte më efikase dhe e dobishme si kontribuese e sigurisë sesa si konsumatore e saj…

Së pari, të ketë një buxhet mbrojtjeje prej 2% e PBB, dhe jo ta çojë në nivele poshtë 1 % e PBB, siç ka ndodhur këto vitet e fundit. Ky është një kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm, e thënë ndryshe kjo do të thotë se po nuk u plotësua ky kusht Shqipëria mund të jetë një “hallkë e dobët” e NATO-s.

***

Së dyti, eksperti amerikan Bill Cowan ka shkruar para disa ditësh në revistën amerikane Hill, se: “Shqipëria për shkak të kultivimit të kanabsit po kthehet në hallka më e dobët e NATO-s, dhe kjo dosje do të jete sfida mbi tavolinën e presidentit të ardhshëm të SHBA..”, kjo duhet shmangur me çdo kusht dhe me çdo mjet!

***

Se treti, Shqipëria është një rregjim oligarkie, ku kriminelët janë në Kuvend e qeverisje, ku korrupsioni ka prekur rëndshëm kreun dhe anëtarët e qeverisë, kuvendin, administraten publike, natyrisht kjo ka çuar në një dobësim, apo përkeqësim të ndjeshëm të demokracisë si dhe devijim të konsiderueshëm nga rruga e demokracisë perendimore, që çon në rrezikimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për penetrimin e faktorëve të tretë anti-Nato, anti-SHBA dhe anti-BE, kjo do të ishte katastrofike! Shqipëria mbetet shumë e rrezikuar nga një situatë e tillë dhe mundet për shkak të dobësisë të kthehej në hallkën e dobët që mund të shërbente si objektiv për këtë rrezik…!

Mos t’ju duket aspak çudi dhe hiperbolizim! Dhe kjo mund të kthehet në rrezik real vetëm e vetëm se Rama interesohet për pushtetin e tij personal, për kolltukun e tij të kryeministrit, për fatin e kriminelëve që e rrethojnë, për fatin e oligarkëve me të cilin ndan pushtetin…! Nesër do të jetë vonë.