Lisa Milicaj është gruaja shqiptaro-amerikane e cila mban një post zyrtar si këshilltare në Nju Jork.
Teksa Shqipëria votoi kundër SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për sa i përket çështjes së Jeruzalemit, Milicaj jo vetëm që nuk e ka mbështetur këtë votë, por e ka cilësuar si një akt të turpshëm. 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën. Milicaj, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të turpshëm dhe të sikletshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.
Lisa Milicaj është shqiptaro-amerikania e parë e zgjedhur në një post publik, në Nju Jork, si këshilltare bashkiake në Pleasant Valley. Ajo është cituar nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Tëitter. Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Revieë”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga Nju Jorku. Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, /Opinion.al/