Shtohen përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Edhe i dërguari i Merkelit në Tiranë

818

Përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri pritet të shtohen pasi që prej ditës së djeshme në vendin tonë ka mbërritur zyrtari gjerman Andreas G. Lammel.

Televizioni “Ora News” bën me dije se deputeti i CDU-së dhe njëherësh anëtari i grupit për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar CDU, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha dhe krerë të partive të vogla opozitare.

Misioni i Lammel në Tiranë vjen pas dështimit të negociatave të dy eurodeputeëve gjermanë, Knut Flekenshtajn dhe David McCallister.

Një ditë më parë  Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtejn shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për situatën politike në Shqipëri.

Pas takimit me senatorin amerikan John McCain eurodeputeti tha se “Ndajmë pikëpamje të përbashkëta për situatën në Shqipëri. I kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjidhje”.

Po një ditë më parë u mësua  se të hënën e 15 majit vjen në Tiranë Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: