Si nje aνion na brenda! Rama do të lëvizë me makinë 500 mijë dollarëshe.

Aktualitet

Ndryshe nga kryeministrat e Evropës që shkojnë në punë me biciklete, apo nga presidentja kroate, kryeministri ynë, i apasionuar pas gjërave luksoze, si në vilën e tij ashtu edhe në veshjet e stilistit japonez edhe këtë radhë zbraz buxhetin e shtetit me afro 500 mijë dollarë për automjetin që të lë me gojë hapur.

Kryeministri i vendit më të varfër në Evropë sapo ka blerë makinën e tipit GMC Custom Luxury Vehicle, një automjet i shtrenjtë që shihet shumë në rrugët e Meksikës me të cilat lëvizin njerëzit e kartelit të drogës për komoditet dhe mbrojtje nga atentatet.

Makina e Ramës është bërë me porosi “GMC Yukon Luxury” dhe ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane, rimeso me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lekurë kastori.Makina nga brenda duket si avion privat luksi.