Sondazhi i fundit i muajit gushtit nxjerr në pah se 61% e britanikëve miraton trajtimin e negociatave të divorcit të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian nga qeveria e Tereza Mei, sipas një sondazhi nga ORB International, duke regjistruar një rritje të pakënaqësisë me 15 pikë përqindjeje më shumë se dy muaj më parë.
Britania ka një afat kohor prej më pak se dy vjet për të negociuar kushtet e daljes nga BE dhe marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian para marsit 2019
Sondazhi u mbajt më 2 dhe 3 gusht, në një kohë që sondazhi përkatës në muajin korrik lidhur me pakënaqësinë ishte 56%, ndërsa sondazhi i qershorit akoma më i ulët në 46%.