Sondazhi : Evropianët ndjejnë dhembshuri për refugjatët

Bota

studimi ne BE-emigracioni

Rezultatet e anketës kundërshtojnë mendimin se rriten kundërshtimet në Evropë për emigrantët (AP).

Më shumë se dy të tretat e evropianëve ndjehen pozitivisht për zhvendosjen e refugjatëve në vendet e tyre, sipas një sondazhi që është publikuar të premten, e cila hedh poshtë mendimin se rriten kundërshtimet  në Evropë për emigrantët. Irlanda vjen e para në mbështetje për refugjatët sirianë në Evropë, me 87% të të anketuarve, duke treguar simpati për ta, ndërsa Sllovakia është e fundit.

Sondazhi nga kompania Ipsos MORI gjithashtu tregoi se më pak se një e treta e 12.000 njerëzve të anketuar në 12 vende të BE-së besojnë se refugjatët janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, pavarësisht nga numri i sulmeve të fundit.

“Këto rezultate tregojnë se evropianët nuk e kanë humbur dhembshurinë e tyre,” tha David Miliband, CEO nga organizata ndihma humanitare IRC (Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit).

Kriza më e madhe e imigracionit

Sondazhi u zhvillua në një kohë që Evropa po përballet me krizën më të madhe të emigracionit që nga Lufta e Dytë Botërore. Mbi një milion njerëz janë larguar nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe gjetkë për të arritur Evropën. Sirianët përbëjnë 28% të totalit të të ardhurve në Evropë në vitin 2015, sipas UNHCR-së Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

“Në një kohë kur fjalët helmuese kanë depërtuar në jetën politike e përditshme, nuk është një thirrje e qartë këtu për qeveritë për të kombinuar dhembshuri dhe aftësinë për të përballuar krizën e refugjatëve. Kriza e refugjatëve është një tragjedi njerëzore, por nuk duhet të jetë një fatkeqësi politike“,  tha Miliband në një deklaratë.