Itali: 683 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

78

Në 24 orët e fundit në Itali 683 njerëz vdiqën nga koronavirusi dhe u regjistruan 18,236 raste të reja. Në total, janë kryer 185.320 teste diagnostikuese, 9.8% e të cilave ishin pozitive.

Dje, në vend, vdekjet ishin 680, me 17,572 raste. Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, 67,220 njerëz kanë vdekur në Itali.

Dhe sot, numri i pacientëve me koronavirus në Njësitë e Kujdesit Intensiv është në rënie: është 71 më pak se njëzet e katër orët e mëparshme. Për sa i përket zonave me më shumë raste, Veneto vazhdon të jetë në vendin e parë (4,402), e ndjekur nga Lombardia (2,730) dhe Emilia Romagna (1,667).

Sonte, ose më vonë nesër në mëngjes, qeveria e Giuseppe Conte pritet të vendosë tmasa të reja kufizuese gjatë sezonit të festave. Më shumë gjasa, i gjithë vendi do të kthehet në një “zonë të kuqe” në 24, 25 dhe 26 Dhjetor, si dhe nga 31 i muajit, deri në 2 Janar. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i mundësisë së transmetimit të virusit.

Ndërkohë, rajoni i Venetos tashmë ka vendosur të miratojë kufizime lokale. Nga data 19 e muajit, deri më 6 janar, lëvizjet nga njëra komunë në tjetrën do të ndalen në 2 të mesditës. Pas kësaj kohe, dyqanet dhe bizneset e ndryshme do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapur për shitje dhe transaksione, por vetëm me banorët e zonës në të cilën janë të vendosur.