Strategji shtetërore për elemininin e së shkuarës prehistorike?!

Kulture

cenolli 2Erget Cenolli  /  Kohët e fundit, po ndeshemi me lajme që janë tmerruese dhe makabre për kulturën tonë mbarëkombëtare, në një kohë qe vendi ynë ka një ministri kulture me një buxhet për mirmbajtjen tyre. Por me sa shohim këto vepra të trashëguar nga të parët tanë janë lënë sot në indiferentizmin e çdo qeverie qoftë, duke na treguar se këto vepra arti janë lënë në mëshirë të fatit. Po sikur të mos mjaftojë kjo injoranca shkon deri aty sa krahas rrënimit të mureve të Butrintit, ditët e fundit doli edhe një tjetër lajm tronditës: Varret ilire të Komanit, kërkojnë të shkatërrohen dhe zhduken nga mbitoka dhe nëntoka, për faktin banal, se aty do të kalojë një linjë interkonjeksioni, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Pra linja siombas qeverisë nuk mund të zhvendoset pak metra me tutje, ndërsa varret mijëravjeçare nuk ka problem nëse zhduken përfundimisht për të. Disa muaj më parë nëpërmjet mediave, u informuam se, edhe “shpella e Trenit” e cila ka disa vite që po masakrohet, mund të hiqet nga lista e Monumenteve të Kulturës. Shpella e Trenit është nga dy- tre objektet arkeologjke që dokumentojnë fillesat e kulturës së lashtë të popullit tonë.

shpella e vogël

Lënia në harresë, apo edhe më keq, heqja nga lista e monumenteve, janë veprime të qëllimshme për t’iu hapur udhë vjedhjes së tyre dhe vjedhësit të as të mos ndiqen dhe as të mos dënohen, pasi duke mos qenë pjesë e monumenteve ato janë objekte jashtë ligjshmëisë kulturore. Derisa të treja këto objekte që lidhen me fillesat e kulturës mbarëkombëtare, janë objekte nën kujdesin e shtetit, atëhere nga kjo dalim në përfundimin se, lënia jashtë vëmendjes dhe shkatërrimi i tyre kanë të bëjnë me një strategji shtetërore. Derisa Ministria e Kulturës, nuk po ndërhyn, apo më keq, jep leje për prishjen e tyre atëhere dora e shkatërruesit është lehtësisht e dallueshme.