Tarifa : A i mbron shteti të drejtat e njeriut…?

Opinion

Fane S.Tarifa / Me një retrospektive vëzhgimi të situatës sonë dhe duke rikujtuar realitetet historike, sipas opinionit tim se:

Shteti ka qënë dhe është vegël mjet aparat në duart e një pakicë të pasur për të shfrytëzuar shumicën e popullsisë. Sa më demokratik të jetë shteti dhe sa më shumë të jetë zvogëluar hendeku pasuror midis shtresave sociale, aq dhe më i zbutur shprehet shfrytëzimi dhe aq më e manipluar dhe e padukëshme bëhet ajo.

  • Po të vërejme vendin tonë e veçanërisht situatën aktuale konfliktuale rezulton se, diferencimi social është mjaft i dukshëm se një grup fare i vogël oligarkësh dhe politikano – pushtetarësh janë pasuruar në kufij marramëndës, ndërkohë që pjesa më e madhe e popullsisë lufton për mbijetesë. Ky diferencim galopant përcakton edhe nuancat e dhunës shtetërore që po ushtrohet ndaj popullsisë që po u prishën shtëpitë.
  • Dikush mund të thotë se për qëllime strategjike në interes të zhvillimit ka projekte që mund të prekin edhe banesa të qytetareve. Dakord që ka dhe do ketë edhe në të ardhmen por ku ka qënë më parë shteti që ka lejuar ata banorë të ndërtojnë banesat në mjedise që ishin në projekte zhvillimi. Këtu del një përgjegjësi ose një mosangazhim të duhur të shtetit . Nga ana tjetër dihet që një nga elementet thelbesore të njeriut është banesa. Pra të prishesh banesën e njeriut është njësoj sikur atij i ke cunguar e marrë një pjesë thelbesore të qenies së tij. Mirë mund të thotë dikush se duhet të pranohet mbase edhe ndonjë sakrificë që është në funksion të zhvillimit social dhe që zgjidh probleme më madhore se disa shtëpi banimi.
  • Deri diku në sipërfaqe ky argument nuk mund të mohohet. Ama në këto raste është shteti që për të kompesuar së pari papërgjegjësinë e vet të kaluar dhe për të zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundeshme këtë kontradite duhet të marrë masa paraprake, duke krijuar një hapsirë të mundeshme kohore dhe duke ua shpërblyer këto ndërtesa me çmimin e tregut.
  • Në rast se do ishte vepruar kështu nuk do kishte konflikte civile. Sigurisht që në fillim përparësi do merrnin shtëpitë e banimit dhe pastaj edhe ato për biznese.
  • Vetëm ç’demtimi real me vlerën e tregut pa bërë dallime, pa marrë parasysh në se janë legalizuar apo jo, vetëm atëhere mund të thoshim se njerezit kanë vemëndjen dhe përkrahjen e shtetit.
  • Por janë interesa tepër të ngushta johumane të asaj pakice që ka uzurpuar shtetin, ato që gjenerojne konflikte të tilla si këto që shohim tek unaza e re.

Shini pra që nuk mund të ketë shtet të popullit, shtet të të gjithë shtresave por ka shtet të pakicës për të shfrytëzuar e sunduar shumicën.