Te denuarit ne Greqi : Na japin ilace dhe gjilpëra të skaduara, na paralizojne e na sakatojnë. Ambasada nuk na përgjigjet në telefon

Greqi

Janë thirrje që dalin nga qelite e një burgu në Greqi, thirrje të bashkëatdhetarve tanë që vuajnë dënimet dhe bien në vesh të shurdhër, aq sa kur marrin dhe kërkojnë ndihmë me anën e telefonit ambasada shqiptare nuk përgjigjet.

Janë thirrje që u bënë mbrëmjen e shkuar. Ata më folën mbrëmë për kushtet e këqia më kërkuan që të publikojë për çka ata ndeshen në këtë burg. Për atë punonjës bythpambukë të Ambasadës që jo vetëm nuk shkojnë por as nuk i grene telefoni. Por…!

“Për një dhëmballë me cuan ne klinikën e burgut ku për 12 ditë të tëra më dhanë ilaçe të ndryshme të skaduara dhe më bën gjilpëra sa u paralizova. Nuk haja dhe nuk pija me mbanin vetëm me gjilpëra. Me ra të fikët dhe pas tre oresh nuk po kuptoja se ku ndodhesha. Më kujtohet se pas vdekjes se shqiptarit nga Vlora, vdiq edhe nje tjeter i denuar shtetas grek në godinën Delta në izolim, aq  sa u tremba dhe unë. Jemi të vetëm dhe askush nuk interesohet. Dy te vdekurit vdiqën nga doza e tepërt e ilaceve. Askush nuk ka ardhur keto vitet e fundit të na shohë. Javen e kaluar nga telefoni i burgut mora ne telefon ambasadën në katër numrat që ajo disponon, por nuk u përgjigjen pasi jemi të dënuar. Unë edhe ne këtë moment po vuaj.kërkojmë ndihmë se po na vrasin në mënyrë barbare. Kam cuar dhe një letër prokurorit te burgut por akoma nuk kam maarrë përgjigje. Ta dini se po vuajmë, ushqimi është skandal .Që nga data 24 dhjetor e deri me sot me 31 telefoni i burgut nuk punon. Beni diçka ju lutem…!”

Kjo është kerkesa e tyre ne prag te fundvitit 2018