Tensione ne marredheniet Greqi-Rusi

Bota

Kotzias kundër Moskës: Denigrimi i dëbimit të diplomatëve grekë, Rusia partnere në krahët e Turqisë

Nje njoftim i ashpër e Ministrit të Jashtem te Greqise pak minuta me pare, akuzoi Rusine se po bashkepunon me Turqine  kundër Greqisë, duke theksuar se Rusia po  shpërfillë kriteret e veta në politikën ndërkombëtare ndaj vendit.

Njoftimi i Nikos Kotzias flet për një deportim “hakmarrës dhe arbitrar” të diplomatëve grekë, e cila nuk bazohet në asnjë provë dhe është pjesë e largimit gradual të Rusisë nga “pozicionet e duhura në nivelin e miqësisë dhe bashkëpunimit” ne keto 190 vjetet e fundit.

“Brenda kuadrit të politikës së njëjtë, Greqia po ndjek vazhdimisht marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me fqinjët e saj për të zgjidhur problemet e vazhdueshme siç është nomenklatura, në dobi të vetë Ballkanit, të Evropës dhe të të gjithë popujve. Ministri Kotzias thekson ne njoftimin e tij  për faktin se Kremlini është tani një “partner i armatosur” i Turqisë, ku jep shenja të qarta se të dy shtetet kanë formuar një bosht të përbashkët kundër vendit tonë.

Qeveria e Rusisë duket se nuk merr parasysh se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare, ka një pjesë të dukshme të rusise qe mendon se mund të leviz në Greqi pa respektuar ligjet dhe rregullat, madje duke bere edhe kërcënime.

“Ne duam t’u kujtojmë miqve tanë rusë se asnjë vend në botë nuk do të tolerojë përpjekjet për:

  1. a) të blejnë zyrtarë qeveritarë,
  2. b) të minojnë politikën e jashtme,
  3. c) ndërhyrjet brenda vendit”, duke vënë në dukje se qeveria greke do të përgjigjet “Masave arbitrare” me durim dhe qartësi”, perfundon njoftimi