Tiranë, grabitet nën kërcënimin e armës 56-vjeçari

Aktualitet

Në orët e vona të mbrëmjes së ditës së djeshme, një shtetas 56-vjeçar është grabitur me armë.

Bëhet e ditur se rreth orës 23:30, shtetasit e iniciale I. H., 56 vjeç, dy persona të maskuar i kanë dalë përpara në Unazën e Re, në rrugën “Loni Ligori” dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë 7.000 lekë si edhe një orë dore.

Mësohet se 56-vjeçari është grabitur ndërsa po qëndronte jashtë automjetit të tij, ndërkohë materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.