Tmerr në Sarandë, 44-vjeçari i vë flakën 60-vjeçarit

Aktualitet

Mëngjesin e sotëm, policia e Sarandës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Xarrë. Bëhet e ditur se një 44-vjeçar i identifikuar si Janaq Xega, banues në fshatin Xarrë ka përfunduar në pranga e policisë.

Kjo e fundit ka njoftuar se shtetasi në fjalë ka tentuar të djegë me lënde djegëse benzinë, shtetasin me inicialet P. P., 60 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e të plagosurit.

Sipas burimeve të policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Materialet për rastin i kaluan Prokurororisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.