Tragjedi, katër fëmijë të mbytur dhe dhjetëra emigrantë të humbur

Aktualitet

Një tragjedi e vërtetë ngjarja e ditë së sotme ku katër fëmijë janë mbytur dhe dhjetëra emigrantë të tjerë rezultojnë të humbur.

Sipas deklaratës të Hosi al Bai, anëtar i Kryqit të Kuq në Libi, një anije me refugjatë ishte nisur nga brigjet e Libisë perëndimore, nga qyteti Zauija që ndodhet 40 km nga larg kryeqytetit Tripolit, me 30 emigrantë në bord drejtë Italisë. Por gjatë udhëtimit anija u përmbys dhe ne u ftuam për të ndihmuar. Fatkeqësisht kur shkuam në vendin e tragjedisë gjetëm trupat e pajetë të katër fëmijëve në sipërfaqe të detit, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë emigrantëve që ndodheshin në varkë. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon ende.

“Gjatë vitit 2020 në Mesdhe kanë humbur jetën 1.054 emigrantë në tentativën e tyre për të arritur në brigjet e Europës ndërsa me qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur” deklaroi një zyrtarë i IOM, Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve.