Tragjedi : Vajza e një diplomatit amerikan ka bërë vetëvrasje në shkollë. U hodh nga dritarja gjatë orës së mësimit!

Greqi

GREQI / Tragjedia e pabesueshme ka lënë në zi diplomatët amerikanë pasi vajza e një dipllomati të tyre u hodh nga dritarja dhe u plagos për vdekje.

Vajza e diplomatit amerikan, madje edhe zyrtarë i lartë të ambasadës amerikane, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i godinës ku ndodhet shkolla, raportojnë mediat greke.

Sipas informacioneve të fundit, pastruesja ka qenë ajo që e ka gjetur në tokë, ndërsa mësuesit kanë nxituar për të mos lejuar fëmijët e tjerë të shohin pamjen e tmerrshme të adoleshentes, e cila i dha fund jetës papritur.

Menjëherë është njoftuar EKAV-i dhe e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Athinës, ku ka konstatuar vdekjen. U bë një përpjekje prej një ore për ta ringjallur atë me CPR, por për fat të keq tashmë ishte tepër vonë.

Prindërit e saj ishin të tronditur, atyre iu dha mbështetje psikologjike
Prindërit e saj u njoftuan dhe shkuan në spital të shkatërruar. Menjëherë ka pasur mbështetje psikologjike për familjen, ndërsa telefonat mes GADA-s dhe ambasadës amerikane kanë marrë flakë për ngjarjen tragjike.

Adoleshentja 15-vjeçare dyshohet se kishte tentuar vetëvrasjen në të kaluarën
Adoleshentja dyshohet se kishte probleme psikologjike, ndërsa informacionet thonë se ajo kishte tentuar të vetëvritet sërish në të kaluarën. Deri më tani, nuk është gjetur asnjë shënim nga 15-vjeçarja ku të shpjegonte arsyen përse e bëri këtë lëvizje të lartpërmendur.