Ditën e hënë në ora 11.00 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Xhani De Biazi, do të japë një konferencë për shtyp për mediat. Tema kryesore e kësaj konference do të jetë ndeshja kundër Armenisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”, që do të luhet të dielën më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri De Biazi, do të bëjë publike listen e futbollististëve të gatshëm për këtë dhe programin stërvitor që do të shoqërojë skuadrën tonë, në përgatitjet e saj për ndeshjen me Armeninë. Pastaj, ai do tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Interesimi i mediave shqiptare dhe në përgjithësi i publikut të gjerë, për këtë ndeshje, është jashtëzakonisht i lartë.