Tre humbje jete nga Covid-19, gjysma e të testuarve rezultojnë pozitivë

Shendeti

Ministria e Shëndetëisë njofton në lidhje me situatën e Covid në vend.  Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 374 testime, 167 qytetarë të infektuar.

Kanë humbur jetën tre persona. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

E plotë:  

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 374 testime, 167 qytetarë të infektuar, tre humbje jete dhe 733 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 374 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki:

50 në Tiranë, 23 në Lushnjë, 22 në Devoll, 10 në Divjakë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 6 qytetarë në Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Has, Durrës, Patos, Sarandë, nga 3 qytetarë në Dibër, Mallakastër, Vlorë, nga 2 qytetarë në Pukë, Vorë, Delvinë, Finiq, nga 1 qytetarë në Mirditë, Fier, Kolonjë.

Janë 6,980 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 68 vjeç, dy qytetarë në 85-91 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 307,135 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            167

Të shëruar në 24 orë          733

Të shtruar në spitale            21

Humbje jete në 24 orë           3

Testime ditore                     374

Testime totale               1,931,327

Raste pozitive                  317,681

Raste të shëruara              307,135

Raste Aktive                        6,980

Humbje jete                         3,566

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    3,481

Fier                                                          703

Durrës                                  581

Vlorë                                         434

Elbasan                               384

Gjirokastër                                   295

Korçë                                     283

Shkodër                                             214

Berat                                                       211

Lezhë                                      207

Dibër                                         144

Kukës                                        43