Greqi: Do vidhte, vdes shqiptari 40-vjeçar gjatë përpjekjes për të shpëtuar.

152

Ngjarrja ka ndodhur dy ditë më parë ditën e enjte ku dy shqiptarë shkuan për të vjedhur një biznes, raportojnë mediat lokale.

I vdekur në asfalt është gjetura një 40-vjeçar shqiptar në një fshat të Trikalas, i cili më parë dyshohet se ka hyrë për të vjedhur sëbashku me një tjetër në një biznes.

Sipas informacioneve një 40-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në orët e para të së enjtes në Agrielia, Trikala, kur motori me të cilin po ngiste u përplas me një makinë.

Përplasja ishte shumë e dhunshme dhe 40-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa pasagjeri i tij thuhet se u largua nga vendi i aksidentit dhe thuhet se ishte i plagosur.

Në të njëjtin informacion thuhet se veglat e vjedhjes u gjetën në çantën që 40-vjeçari kishte mbi të, fakt që e çon Policinë në përfundimin se ata janë hajdutë, ndërsa diçka që e përforcon këtë përfundim është se më herët kishte vjedhje të bizneseve në zonën e gjerë.