Besmir Meçaj është anëtar ekipit të ekuipazhit të Motovedetës “Bora” P-116 që bashkë me shokët e tij natën e 8 janarit 2021,shpëtoi në det 55 emigrantë sirianë me një mjet me gjatësi 20 m.
Në një intervistë për Fax News 1 vit pas ngjarjes ai bën apel për drejtësi pasi ka bërë 23 ditë burg për diçka për të cilën thotë se është i pafajshëm dhe për më tepër është shkarkuar nga puna.
Atë mbrëmje gomonia ishte gjysëm e mbytur dhe emigrantët gjysëm në ujë. 14 prej tyre kishin pësuar djegje nga kontakti me përzierjen e karburantit me ujin e detit. Disa nga të djegurit ishin gra dhe fëmijë. Kur Motovedeta identifikoi gomonen dhe iu afrua Besmiri u hodh në ujë dhe ndihmoi çdo emigrant të hipte në motovetë nga kiçi.
Në fund në gomone kishin mbetur dy fëmijë, të cilët nuk kushin shenja jete dhe prindërit e tyre vendosën ti braktisnin. Ata i thanë Besmirit që ti linte në gomone, por ai i morri të dy dhe i hipi në motovedetë. Femijet ishin gjallë por të djegur dhe në gjendje shumë të rëndë. Besmiri i pastroi, i mbështolli me batanije dhe u shtri bashkë me ta për ti mbajtur ngrohtë. Falë Besmirit dy fëmijët shpëtuan.
Ditën tjetër, në 9 janar 2021, Policia e Shtetit bëri kallëzim penal për të gjithë ekuipazhin e Motovedetës “Bora” P-126 “Për shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi pranë molit të Vorës dy skafistët u hodhën në det, njëri prej të cilëve u kap dhe është me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Në 6 maj 2021, mbasi Motovedeta u kthye nga qëndrimi 3-ditore si anije e gatëshme në Sazan, i gjithë ekuipazhi u ndalua me masën e sigurisë “arrest me burg”, duke përfshirë dhe Besmirin. Në datën 27 maj 2021 Gjykata e Apelit e ktheu masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Nga dita e ndalimit dhe deri më sot i gjithë ekuipazhi, duke përfshirë edhe heroin detar Besmir Meçaj janë të pezulluar nga detyra dhe nuk paguhen.
Prej një viti ai dhe 4 shokët e tij nuk kanë patur asnjë ndihmë, as juridike, nga Komanda e Forcës Detare, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes, Kryeministria, apo Komandanti i Përgjithshëm.
Meçaj tha se nuk po kërkon dekoratë, ndërsa e vetmja gjë që thekson vazhdimisht është drejtësia, heqja e masës së sigurisë dhe rikthimi në punën që ai e kishte bërë prej vitesh në mënyrë shumë korrekte.
Meçaj: Ishim në gatishmëri në 8 janar dhe në orën 12 kishim konsumuar darkën dhe na vjen një njoftim se ka një gomone në det dhe po kërkon ndihmë.
Lamë cdo gjë dhe dolëm në ato kushte atmosferike jo të mira, dolëm 5 veta në det dhe filluam kërkimin me koordinatatt që kishim për të gjetur ndonjë objekt të mundshëm apo gomen. Pas disa minutash e gjetëm, u afruam dhe qëndruam në një distancë për të hypur personat në bord.
Kushtet e punës ishin të këqija dhe nuk ngjiteshim dot në gomone, kemi hapur një shkallë dhe në atë moment një koleg më tha që do i merrnimm ndryshe. Të gjithë po kërkonin ndihmë.
Ishin të ulur gjysëm në ujë, po bërtisnin dhe kërkonin ndihmë në ato temperaturat e ulëta. Secili po shihte të shpëtonte veten.
U zhyta në ujë deri te pjesa e gjoksit. Dy fëmijë ishin rëndë, njëri thuajse i vdekur dhe nëna e tij po e mbante. Ja mora në krahë dhe ishte ngrire, e mbështollëm me batanije që të ngroheshin.
Kur u afruam pranë portit e mori veten. Kam për detyrë vrojtim shpëtim jo arrestim.
Nuk i njihja trafikantët dhe kam rrezikuar jetën time. Unë nuk dua dekorata por vetëm drejtësi.
Kisha vetëm një palë kombinoshe dhe xhup lundrimi dhe policia na mbajti për deklarata deri në 6 të mëngjesit.
Kam bërë burg 23 ditë për shpërdorim detyre dhe jam shkarkuar. Kam masën detyrim paraqitjeje, unë shërbeja prej 4 vitesh aty pa asnjë lloj problemi.
Detyra ime është të jap sinjal dhe të mar urdhra nga komandanti, jo të arrestoj njerëz. Unë skam as pranga as asgjë. Atë natë ishin me kapuçë e qeska në kokë sepse kishin ftohtë, anija me kapacitet deri në 50 persona, ka pasur 3 fishin e ngarkesës. Hyri policia për kontroll dhe u çudita kur po kërkonin trafikantët.
Burimi : FAX NEWS