Tronditje në Greqi: Nuk i dha para, nipi rreh për vdekje gjyshen 83-vjeçare

Greqi

Brenda pak orësh policia e departamentit të zonës në Nestos hetoi dhe zbuloi vrasjen mizore të 83-vjeçares, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e së hënës brenda shtëpisë së saj, në komunitetin Chrysochori të Bashkisë Nestos, dhe i vuri në pranga 23-vjeçarit, nipit të saj. Bëhet fjalë për një tragjedi brenda ne një familje greke.

Siç zbulohet nga hetimet paraprake dhe sipas gazetes protothema.gr, i riu e kishte rrahur për vdekje plakën fatkeqe, me shumë gjasa sepse i kishte kërkuar para për të blerë drogë dhe ajo nuk ia kishte dhënë! Sipas Policisë, si 23-vjeçari, ashtu edhe babai dhe djali i 83-vjeçares, të cilët jetonin në të njëjtën shtëpi, kanë pushtuar vazhdimisht organet e policisë lokale për raste droge dhe krime të tjera.

Që në momentin e parë që plakës fatkeqe iu konstatuan mavijosje dhe plagë që tregojnë për veprimtari kriminale, dyshimet kishin rënë mbi të afërmit e saj të cilët kishin histori sjelljeje delikuente. I riu dyshohet se ka rrëfyer se ka goditur gjyshen e tij, por ka thënë se nuk donte ta vriste. Ndaj tij është ngritur procedimi për vrasje me dashje dhe grabitje dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Kavallë.