Trump falenderoi vendet që mbështetën SHBA për çështjen e Jeruzalemit

Bota

Vendet që ishin me “vijën” e SHBA për çështjen e Jeruzalemit u falënderuan nga Donald Trump me anën e një video prej 47 sekondash.

“Dua të falënderoj vendet e përfaqësuara këtu sonte, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara gjatë votimit të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit. Te jeni te sigurtë që veprimi juaj më 21 dhjetor ishte shumë i rëndësishëm dhe e vlerësoj thellë. Nuk ka asnjë arsye për të mos zbatuar paqen. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerë si ju për të siguruar një të ardhme paqësore për rajonin dhe për botën”, theksoi ai.

Ndër vendet që kanë votuar kundër njohjes janë Rusia dhe Kina, si dhe një numër i konsiderueshëm i aleatëve të SHBA si Britania, Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Shqipëria, Japonia dhe Turqia. Vendet që vendosën të abstenojnë janë Kanadaja, Meksika, Australia, Kolumbia, Haiti, Polonia dhe Filipinet.