Turpi “Made in Albania”

Aktualitet Kryesore

TURPI

Shpetim ZINXHIRIA  /  Shqipëria ka problem parimet më elementare të Demokracisë.

Arrestimi i gazetarit Artan Hoxha tregon edhe njëherë se ky vend ka problem parimet më elementare të Demokracisë, në një kohë kur në parim është miratuar nga Parlamenti Reforma në Drejtësi. Arrestimi i gazetarit u bë në një kohë kur të tjerë duheshin arrestuar… por kjo gjë ndodh në vendet e lira demokratike, në vendet ku përball ligjit të gjithë janë njëllojë dhe jo si në vendin tone. Sekuestrimi i dy telefonave të gazetarit nga prokuroria lë për të dëshiruar, pasi ka forma të tjera për ti kontrolluar ato, por kjo bëhet për të vendosur terror mbi median e lire, që vetëm ajo nuk ka faj në këtë vend. Të burgosësh një gazetar gjoja për konspiracion është një gjë qesharake, dhe kjo ndodh vetem ne Ballkan, konkretisht në Turqi dhe Shqipëri. Ky arrestim ka indinjuar çdo njeri të ndershëm dhe ka revoltuar pjesën më të madhe të popullit tone. Tash prokuroria ka në dorë celularët e gazetarit dhe po pati kurajon le ti publikoj për të mësuar populli të verteten…Atë të vertetë sado e hidhur të jetë, por mbi të gjitha të mos shkelë parimet e demokracisë…