Nje pyetje që për shumë vite me radhë pret një përgjigje nga politika shqiptare, por edhe nga qeveria e sotme, që kur ishte ne opozitë kishte premtuar me të madhe se brënda 100 ditëve të para të qeverisjes do te zgjidhte këtë problem social-ekonomik. Po bëhen afërsisht 5 vjet kur ky premtim mbeti jo vetëm në letër, por mbi të gjitha sot po ndjek një politikë të gabuar, duke u bashkuar vjedhjes që po u bën shteti fqinje emigranteve tanë. Kjo çështje sociale është nje nga tre problemet kryesore që po ndeshen emigrantët në këtë vend fqinjë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama si edhe ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale jane zhdukur, që nga ardhja në pushtet të 2013.
Mesazhi në drejtim të dy shteteve është i qartë: – Ku shkojnë kontributet e emigranteve shqiptarë në Greqi, kush i përfiton këto dhe në bazë të kujt ligji?
Konkretisht kemi të bëjmë me një vedhje të shtetit grek në bashkëpunim me atë të shtetit shqiptar.,
Shteti që vjedh kontributet e shqiptareve
Siç erdhën ashtu edhe po ikin, kjo për një pjesë të madhe të shqiptarve. Shqiptarët me moshë të madhe që kanë punuar në vendin e tyre për 20 vjet dhe po aq në Greqi, nuk marrin pension nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore IKA, sepse vitet e tyre të punës në Shqipëri nuk njihen. Kjo ka të bëjë me mungesën e marrëveshjes mes dy shteteve dhe shërbimeve përkatëse kompetente, aq sa emigrantët shqiptarë për pensione ndigjojnë dhe pensione të marrin nuk po shikojnë.
Është e qartë se shqiptarët, të cilët banojnë dhe punojnë ilegalisht në Greqi, me rezultatin që ata nuk paguajnë kontributet e nevojshme për IKA-n, nuk kanë të drejtë për pension nga shteti grek.
Për hir të vertetës emigrantët shqiptar erdhën në Greqi në moshë prodhuese për të gjetur punë dhe pas 20-25 vitesh u kthyen në Shqipëri në moshën 60-65 vjeç dhe pa siguruar pensionin e tyre. Aktualisht, dramën e tyre e jetojnë mbi 300 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët për vite kanë jetuar në këtë vend të punësuar në sektorë të ndryshëm dhe tani për shkak të krizës janë të detyruar të kthehen në vendin ku kanë lindur, pa patur mundësi të marrin pension. Sot ata kthehen në Shqipëri ashtu si erdhën të pa punë dhe më e keqja pa pension.
Vlerësohet se rreth 180 mijë emigrantë (30%) u kthyen në Shqipëri duke lënë pas vite, punë dhe djersë. Vala e kthimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.Kriza shumë vjeçare që ka mbërthyer Greqinë detyron mijëra emigrantë të kthehen në atdheun e tyre. Atje ata duhet të luftojnë për të gjetur punë në një vend në zhvillim, por punët nuk janë të lehta për t’u gjetur në Shqipëri…
Por ka edhe një kategori të rëndësishme të emigrantëve që kthehen në Shqipëri që dëshirojnë të dalin në pension. Për ta bërë këtë, megjithatë, ditët e punura ( ensimat) që kanë marrë në Greqi duhet të njihen. Dhe këtu vjen problemi i madh, pasi Shqipëria nuk ka lëvizur me Greqinë për të nënshkruar një marrëveshje dhe punëtorët emigrantë që janë kthyer në vendin e tyre, të cilët nuk mund të dalin në pension ose të njihen si vite pune. Kthimi i tyre ne atdhe, i bën ata në jetën e tyre për të dytën herë emigrantë, por këtë herë në vendin e tyre, në vendin që ata kanë lindur. Dhe kjo është edhe më e vështirë.
Emigrantët nuk janë vetëm viktima të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri që injoron këta, duke i kërkuar kontribut të dytë vullnetar, në një kohë që duhej të ngulte këmbë që emigrantëve tanë t’u njiheshin vitet e punës për pension në Greqi.
Nëse në Shqipëri me këtë kontribut me para në dorë merr pension, në vendin fqinjë me kontribut po me para në dorë, rinovon lejen e qendrimit, në një kohë kur për këtë duhej të kujdeset tjetër kush dhe jo emigranti. Pra bëhet fjalë për vjedhje të një natyre spektakolare të kohës moderne…
243 mijë emigrantë paguajnë nga xhepi sigurimet shoqërore (IKA)
Një ndër katër të siguruar në (IKA) është emigrant ekonomik në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Po, sipas të dhënave zyrtare (IKA), nga 1.900.000 punëtorë të siguruar në të, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomik. Nga këta 243.033, ose 25% janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA), të japë një “frymëmarrje” më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen në një masë të madhe nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve, për të paguar pensionet e grekëve. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët aktualisht paguajnë shuma të mëdha në siguracionet në (IKA), nuk do të përfitojnë në një të ardhme të afërt pensionin, sepse janë ende në moshë të re, por edhe për faktin se kuadri ligjor grek nuk parashikon një gjë të tillë. Nga të ardhurat e emigrantëve në sistemin e sigurimeve, Greqia ka një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar. Nga studimet e sindikatave të përgjithshme greke rezulton se, nga të ardhurat në (IKA) paguhen pensionet e të gjithë pensionistëve të Greqisë, atëherë vetëm nga të ardhurat e emigrantëve në sistemin e sigurimeve, shteti grek do të kishte një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar.
Greqia është i vetmi vend që nuk u njeh vitet e punuara të emigrantëve për marrje të pjesshëm pensioni, një padrejtësi e madhe, që një vend i BE-së, i grabit mundin dhe djersën e derdhur emigrantëve tanë, duke shkelur çdo ligj ndërkombëtarë. Shqipëria hesht!
Mesazhi është i qartë edhe sa dekada të tjera duhet të kalojnë për të ndërgjegjësuar shtetin shqiptar, për të kuptuar një herë e përgjithmonë se pensioni merret në vendin qe jeton dhe punon. Edhe sa kohë duhet të kalojë qe qeveria shqiptarë të kuptojë që kontributi i emigrantëve të kudondodhur në sigurimet shoqërore shqiptare përbën një shkelje të ligjit, dhe një vjedhje haptazi që u bëhet këtij komuniteti
Këtë e vulosi edhe Takimi i Ministrit te Shtetit dhe Diasporës z. Pandeli Majko me 25 janar ne ambientet e ambasades sone me një grup të zgjedhurish nga kjo përfaqesi, ku preku përciptash ketë problem, duke lenë nga pas edhe një premtim tjetër duke anashkaluar pyetjen se ku shkojne kontributet e emigranteve tanë…/focus news/