Fillojnë tensionet midis aleatëve që qeverisin vendin, LSI akuza ndaj policisë…
Një tension mes LSI dhe ministrit Tahiri sapo ka filluar dhe kjo u pa në një mbledhje urgjente të deputetëve të grupit parlamentar të LSI-së dhe kryebashkiakëve të kësaj force, duke u paralajmëruar se duhet të jenë të kujdesshëm nga “policia për shkak se mund t’ju vendoset drogë nëpër makina”.
Sipas kanalit “News 24” mbledhja mbrëmë është bërë nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, por që shënon një tension mes partisë së dytë më të madhe në koalicionin qeverisës dhe ministrit të brendshëm z. Saimir Tahiri. Gjithashtu ashtu siç pritej, Ministri Tahiri, ka lëshuar kritika ndaj kreut të LSI, Meta dhe presidentit Nishani nga mbledhja për analizën vjetore të Policisë që u mbajt në Berat.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se, eksponentë të lartë të policisë janë të lidhur me trafikun e kanabisit, ku theksoi se është kundër vijimit të koalicionit me PS-në.