Nënë Tereza do të shpallet e shenjtë, të dielën, më 4 shtator 2016. Ky është lajmi që sot paradite ka dal nga Selia e Shenjtë, pas Konçistorit publik për kanonizmin e të Lumve, që Papa Françesku ka mbajtur sot në ora 10:00 në Sallën e Konçistorit në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Ky është lajmi i shumëpritur nga e gjithë bota, e posaçërisht nga ne shqiptarët, sepse një bijë e kombit dhe kishës sonë apostolike, e kohës bashkëkohore, shkruhet në librin e shenjtërve zyrtar të Kishës Katolike. E lumja Nënë Tereza – Lute për ne Zotin, që të ecim shembullit tënd e ta dëshmojmë Zotin të pranishëm në mesin tonë, në Kishën tonë, në popullin tonë.
Marrë nga DRITA