Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka dërguar letër krerëve të partive politike në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në letrën e saj nisur liderëve të partive politike ajo u ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të mbajnë përgjegjësi për to.
“Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.
Kjo letër vjen në një kohë kur partitë ziejnë për përzgjedhjen e listave dhe ka debate të forta në lidhje me seleksionimin e kandidatëve.