Vodhën 4 milionë lekë të rinj, arrestohet dy të rinjtë, një në kërkim

Aktualitet

Një 22-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, është arrestuar nga policia e Fierit.

Bëhet e ditur se arrestimi i 22-vjeçarit, Aris Zhavri,  ka lidhje me vjedhjen e ndodhur më 20 maj në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku në banesën e 48-vjeçarit me iniciale D. L., janë vjedhur 4 milionë lekë të rinj.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një minoren me iniciale S.K., 15 vjeç në lidhje me këtë ngjarje.

Në lidhje me vjedhjen e 4 milionë lekëve të rinj, është në kërkim edhe një shtetas tjetër i cili dyshohet si bashkëpunëtori i dy shtetasve të arrestuar për ngjarjen.