Vrasja në Sarandë, detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Aktualitet

Një vend parkimi është bërë shkak për një konflikt që përshkallëzoi në tragjedi në Sarandë. Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja.

24-vjeçari punonte si kamarier në restorant dhe nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.